Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, është renditur i pari në stilin e shkëputjes në Europianin e Peshëngritjes, duke marrë medalje ari.

Briken Calja arriti të ngrejë në këtë stil 146 kilogramë. Ndërkohë ende nuk është zhvilluar stili i shtytjes.

Peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbëri Çerçizi është renditur i shtati.