Surpriza në mbrëmjen e së martes në UEFA Nation League

Spektakël dhe gola në sfidën mes Gjermanisë dhe Zvicrës që u zhvillua në Koln dhe që përfundoi në barazim 3-3.

Tri herë ishin në avantazh helvetët por nuk arritën të ruanin epërsinë dhe në fund të këtij dueli spektakolar Zvicra mbeti në vendin e fundit të grupit 1 të Ligës A, ndërkohë që Gjermania regjistroi barazimin e 3-të në 4 takime dhe vazhdon të ruajë vendin e dytë tashmë me vetëm 1 pikë më pak se Spanja kryesuese.

Gavranovic dhe Freuler i dhanë epërsinë e dyfishtë Zvicrës në 26 minuta lojë, por pancerat u rikthyen menjëherë në ndeshje teksa Ëerner dhe Havertz barazuan shifrat.

Zvicra gjeti shumë shpejt epërsinë vetëm një minutë më pas sërish me Gavranovic por Gjermania barazoi në minutën e 60 me Serge Gnabry. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund.

Surprizoi Ukraina në ndeshjen tjetër të grupit që mposhti 1-0 Spanjën në Kiev me një gol të Tsyganov në minutën e 76-të.

Surprizoi edhe Luksemburgu në Ligën C që triumfoi 1-2 në Podgoricë përballë Malit të Zi.