Kreu i opozitës Lulzim Basha njofton një konferencë për mediat.

Një urim për festën e Sulltan Nevruzit, ka pasur edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lutjet në këtë ditë shkojnë pa dyshim për ta kaluar sa më shpejt dhe më me pak pasoja këtë sfidë. “Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës!

Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Basha.