Stuhia përmbyt rezidencën 12 milionëshe të çiftit Clooney

Shkaterrohet nga stuhia rezidenca 12 milionë paund e çiftit Clooney. George dhe Amal Clooney kanë ndjerë efektet e stuhisë “Dennis” që ka prekur Britaninë e Madhe pasi rezidenca e tyre prej 12 milionë paundësh është zhytyr nën ujë.

Çifti zotëron një pronë pranë lumit Thames në Berkshire dhe fotot nga ajri tregojnë sesi fusha e tenisit, kopshti dhe veranda e shtëpisë së tyre verore është goditur nga përmbytja. Çifti i famshëm e bleu shtëpinë luksoze në tetor të 2014-ës e që atëherë kanë bërë edhe rikonstruksione për të shtuar pishinën, një kinema private etj.

Prona është e vendosur në 4 hektarë tokë dhe është e rrethuar me pemë dhe kopshte të gjera që e lejojnë çiftin të kenë sa më shumë intimitet.

Stuhia përmbyt rezidencën 12 milionëshe të çiftit Clooney