Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar  në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”.

Ajo është pyetur, nëse ndihet e penduar, që përdori fjalor të ulët me fyerje dhe denigrime, ndaj kolegëve të saj, me etiketime si “zvarranik, laro, balo, etj”.

Spiropali tha se do t’i përdorë sërish këto fjalë, sepse këta persona [pra Petrit Vasili dhe Luan Rama] e meritojnë këtë gjë dhe se shumica e popullit shqiptar, mendon si ajo.

Gazetari: E përmendët pak më parë, e quajtët zotin Berisha “korb i zi”. Laro dhe balo, i keni thënë kolegut tuaj Vasili. Përse kjo gjuhë me kolegët?

Spiropali: Unë nuk shoh asnjë mënyrë tjetër, për t’ju përgjigjur, meqë përmendët këtë të fundit, një njeriu i cili në një kohë, kur shqiptarët të gjithë pa përjashtim, por edhe italianët, u mallëngjyen nga një gjest historik dhe konkret, për t’i ardhur në ndihmë një vendi që na është gjendur. Kur Shqipëria bëri një jehonë të një lajmi të jazhtëzakonshëm, kryeministri dhe Shqipëria morën përgëzim. Dalin paturpësisht dhe mundohen të gjëjnë pompist mes mjekëve e infemierëve, për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Gazetari: Zonja Spiropali, jeni penduar që i keni thënë ato fjalë zotit Vasili, kolegut tuaj?

Spiropali: Jo mo, jo vetëm nuk jam penduar, por do t’i thosha çdo herë dhe qëndroj pas tyre. Sa herë që politikanë të këtij soji dhe kategorie, guxojnë të dëmtojnë qytetarët dhe guxojnë të dëmtojnë Shqipërinë. Jo vetëm do i them, por besoj se shumica e qytetarëve shqiptarë, që kanë gjak dhe zemër dhe e duan këtë vend, mendojnë si unë.