Gazeta gjermane/ Krim moral në Tiranë, qeveria përdori gjendjen e luftës

Hetimet për shembjen e godinës së teatrit kombëtar dhe dhuna e përdorur nga policia në protestën e artistëve dhe opozitës do të hetohet nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme Anti korrupsion ka kthyer përgjigje ndaj AMT se çështjet do të bashkohen dhe do të ndiqen nga prokurorët e SPAK.

Lajm është bërë i ditur nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020. Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme.