Sot bëhen 10 vite nga dita kur shqiptarëve iu hoqën vizat me BE-në.

Sot bëhen 10 vite nga dita kur shqiptarëve iu hoqën vizat me BE-në. Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky vendim i haip rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në vendet e zonës Shengen.