Skënder Gega tregohet kritik me lojën e kombëtarës: Shënuan regres

Kukësi duket se e ka ndarë mendjen për pasardhësin e Shehit në krye të pankinës. Verilindorët duan me doemos titullin dhe për të arritur deri aty kërkojnë një trajner si Skënder Gega në stol. “Supersport“ bën me dije se prej disa ditësh ka bisedime mes palëve, pasi Gjici po punon për ta bindur ish-teknikun e Partizanit të marrë në dorën e tij ekipin.

Gega arriti një sukses vërtetë të jashtëzakonshëm sezonin e shkuar, ku risolli titullin kampion në skuadrën e Partizanit pas një periudhe 26-vjeçare. Ndërkohë 56-vjeçari dhe Kukësi kanë tentuar bashkëpunimin edhe dy herë më parë, por pa arritur të gjenin akordin përfundimtar.

Megjithatë tashme duket se situata flet ndryshe. Madje puna për Skënder Gegën në krye të Kukësit mund të nisë që në kualifikueset për Europa League, ku verilindorët synojnë të shkojnë sa më larg dhe pse jo të arrijnë edhe suksesin e Skënderbeut