Opozita: Qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës

 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon ost një takim me ekspertë për Reformën Zgjedhore. Burimet raportojne  se takimi po zhvillohet në selinë blu, ku po diskutohet ëpr qëndrimin që do mbajë PD për reformën.

Biseda e Bashës me ekspertet vjen një ditë pas rritjes së tensioneve dhe akuzave nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila u shpreh se po kërkohet sabotimi i reformës.

Lulzim Basha pas shembjes së Teatrit Kombëtar u shpreh se opozita do të dilte nga tryeza e Këshillit Politik, pasi maxhoranca nuk e do këtë reformën zgjedhore. Por një ditë më pas, Basha tha se nuk kanë hequr dor ë nga dialogu për Reformën dhe do vijojnë të jenë prezent.

Por edhe pse opozita ka thënë se nuk ka bojkotuar asnjë tryezë, Këshilli Politik ka më shumë se një javë që nuk është mbledhur dhe palët kanë nisur akuzat për njëra-tjetrën.