Vazhdon bllokimi i qytetarëve shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës.

Në tokën neutrale janë ende edhe 14 shtetas shqiptarë rezidentë në Greqi, urdhri për ta është që të kthehen.

Burime pranë policisë kufitare konfirmojnë se shtetasit janë ende atje ndërsa shtojnë se nuk do të futen në territorin shqiptar.

E vetmja mundësi për ta është që të bëjnë kërkesë pranë konsullatës dhe nëse kanë probleme shëndetësore këto duhet të konfirmuara zyrtarisht dhe pas konfirmimit nga konsullata dhe Ministria do të mund të kalojnë.

Kryeministri Edi Rama para dy ditësh tha se kufiri është i mbyllur dhe askush as nuk mund të dalë e as të hyjë dot.