Studimi i Univeristeti te Singaporit: Ja kur do

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të infektuara me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Testimet – Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)

Testime totale                                   14259

Testime molekulare                           12933

Testime serologjike                            1326

Raste pozitive                                       981

Raste të shëruara                                 777

Raste Aktive                                         173

Humbje jete                                           31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Gjeografia e rasteve aktive:

Tiranë            58

Durrës           48

Krujë             31

Shkodër        10

Berat             10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan          1

Mirditë          1

Korçë             1