Si u ndje bashkëshortja e Arian Çanit kur pa vajzën të ftuar të të atit

Në emisionin “Rudina” në TV Klan ishte ftuar dentistja pediatre, Enida Petro. Një zonjë e suksesshme në profesionin e saj, e cila rrallëherë shfaqet në publik, madje pak kush e njeh si bashkëshorten e moderatorit të njohur Arian Çani.

Çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ishte vetë Arian Çani që e prezantoi Joanën, 3 javë më parë gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Gjatë programit Rudina Magjistari shfaqi edhe këtë moment, ndërsa Enida Petro tha se Çani e ftoi vajzën për shkak të pasionit të tij për teatrin. Duke vijuar bisedën për kujdesin dentar të fëmijëve, Rudina tha edhe se vajzën e dentistes e kemi pare në ekran disa javë më parë. “Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por e kemi parë në televizor.

E kemi parë të premten në mbrëmje. Ja, kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? Ajo tha “Jemi një familje”. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund, sepse folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën, sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen janë pasionet e Arianit?” “Po, pasionet e Arianit”,- tha Enida me emocion pasi pa të bijën dhe bashkëshortin edhe një herë në studion e “Zonë e Lirë”.