Si i ka marrëdhëniet me vjehrrën? Këngëtarja shqiptare përgjigjet pa dorashka

Si i ka marrëdhëniet me vjehrrën? Këngëtarja shqiptare përgjigjet pa dorashka. Këngëtarja kosovare, Gjira Kajtazi, ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Në një prej ‘mini-intervistave” që realizon shpesh me ndjekësit, Gjira është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën. Ndryshe nga klishetë e zakonshme të prononcimit në publik, Gjira e ka rrëfyer të vërtetën pa dorashka.

‘Vjehrra ime ka rritë 6 fmi (pesë qika e një djalë hasreti që e ka pasëpër qejf) kështuqë tani që jam nanë vetë ja kuptoj dhimbjen, frikën dhe dëshirën. Është një gjyshe shumë e dashur dhe e kujdesshme. Normalisht që nuk mundemi me qenë dakord për gjithqka e ka ndonjë herë vërejtje/këshillë po prapë e ka për të mirë dhe nuk na përzihet. Kjo mundet me ndodhë edheme nanën time sepse dallon koha dhe synimet me jetën e prindërve tonë dhe kohën e sotme.

E respektoj në cdo aspekt dhe e falënderoj që s’është dorëzu deri sa ma ka lind Alinë se s’di cka kisha bë pa të”, është shprehur këngëtarja. Gjira është nënë e një djali prej një viti.

Si i ka marrëdhëniet me vjehrrën? Këngëtarja shqiptare përgjigjet pa dorashka