Fitorja 4-1 kundër Bullgarisë ka bërë që kombëtarja shqiptare në futsall të sigurojë automatikisht kualifikimin në turin tjetër eliminator të Europianit. Gjithçka ishte vënë në dyshim pas disfatës me Andorën pak ditë më parë kur ekipi I drejtuar nga Resuli u mposht 1-0, por të shtunën kuqezinjtë vulosën gjithçka.

Më herët Shqipëria kishte likuiduar në ndeshjen hapëse me rezultatin 4-1 San Marino-n, ndërsa më fitoren e fundit e kalojnë grupin në vendin e parë falë edhe triumfit të San Marino-s kundër Andorës.

Kështu, Shqipëria kalon në turin eliminator, ndërsa emrat e kundërshtarëve atje do t’i mësojë vetëm në shortin që do të hidhet në muajin maj