Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Gocaj të Lezhës në dyqanin e Arben Malotës.

Siç njofton policia në mesnatë, në fshatin Gocaj, në dyqanin ushqimor të shtetasit Arben Malota, 49 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.