lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, është bilanci tragjik i një shpërthimi në Zhur të Prizrenit mbrëmjen e kësaj të marte.

Polici identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur mësohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë nga shpërthimi i ndodhur gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ndërkohë nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë të policisë kosovare ndërsa gjendja e tyre mësohet se është e rëndë.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të paidentifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, njofton Policia.