Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi në atë orar nuk ka qenë i pranishëm asnjë person.

Një sasi e vogël lënde shpërthyese është hedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 03:00) në pjesën e jashtme të lokalit.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi.

Por e vetmja lëvizje e dyshimtë që policia ka parë në atë orë, është qarkullimi i një automjeti në momentin e shpërthimit, çka dyshohet se mund të jetë makina me të cilën janë larguar autorët.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.