Mjeku Tritan Kalo, i cili është në vijën e parë të lùftës me korònavirusin që prej fillimit të pándemisë i ka bërë thirrje të gjithëve që të shmangin grumbullimet në plazhe e mjedise. Kjo është një formë këshille për ti thënë të gjithëve që të qëndrojnë larg bregdetit në këtë të dielë përvëluese. Mesazhin më të madh ia dedikon të rinjve pasi ka më shumë shtrime të moshave të tyre dhe jo pak humbje jete nga Còvidi, duke i kërkuar që të qëndrojnë më afër natyrës dhe sa më larg klubeve apo bareve.

“Të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur”, shkruan Kalo ndër të tjera, duke theksuar se Ozoni i çliruar prej pishave ndikon në mbrojtjen nga korònavirusi.

Postimi i plotë: KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vendet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Còvid-19…..Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Còvid-1 kanë hedhur shtat….

T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vend që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….

NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndòtur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..

Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..Rrèzikoni shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….

Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domosdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.…. BESIMI dhe MIRËKUPTIMI reciprok e bën edhe më të mundshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!!