Aksident te tuneli i Elbasanit me dy të plagosur

Një person vdes çdo 10 minuta në Los Angeles nga Covid-19. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Shëndetit Publik të Qarkut, Barbara Ferrer.

Në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut në Los Angeles, thuhet se ka rreth 6,500 njerëz të shtruar në spital me Covid-19, 20 për qind e të cilëve janë në njësitë e kujdesit intensiv.

Sipas departamentit, vetëm në javën e fundit numri i pacientëve me koronavirus në spitale është rritur me më shumë se 1600.

Nga ana tjetër, shteti regjistroi më shumë se 39,000 raste të reja të enjten. Këtë javë ai u bë shteti i parë që kapërceu 2 milionë raste Covid-19 – “një moment historik”, tha sekretari i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore të Kalifornisë,  Mark Ghaly.

“Spitalet janë plot, shtretërit e kujdesit intensiv janë pak, njerëzit po vdesin,” tha Ghaly në një njoftim për shtyp, i cili shtoi: “Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por gjithashtu më e rëndësishmja, është të qëndrojmë në shtëpi”.