Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Malin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës Klinike në Podgoricë, Jevto Erakoviq, i cili dha detaje lidhur me rastin.

Sipas tij, viktima është një burrë, 65 vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje kronike të mushkërive dhe ishte shtruar në spital të shtunën.

“Të gjitha masat që janë ndërmarrë, për fat të keq nuk kanë mundur të shërojnë pacientin”, tha Erakoviq.

Në Mal të Zi janë konfirmuar 22 raste të të infektuarve me koronavirus.

Ky shtet ka mbi 5,000 vetë në izolim, në disa karantina.