Spahiu/ Shembja e teatrit është sjellja e një njeriu të rritur keq dhe me mllefe

Në një kohë kur dhjetra aktivistë janë dhunuar nga policia, në pjesë e tyre janë çuar nëpër komisariate, kreu i qeverisë Edi Rama, është mjaft i kënaqur, madje mund të themi se e ka çuar deri në fund planin e tij të fundit. Me një reagim që do tia kishin zili dhe diktatorët në vendet më komuniste të botës, ai shkruan mirëmëngjes me buzëqeshjen vesh më vesh, duke thënë se njerëzit kështu kanë kundërshtuar dhe për punë të tjera të mira që ai ka kryer.

Kujtojme se rreth ores 04:00 ka nisur shembja e kompleksit teatror në qendër të Tiranës ndërkohë që kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes me forcë të qindra efektivëve të policisë ku është përleshur me aktorët dhe aktiviste. Nga terreni raportohet se situata është alarmante ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe Neritan Liçaj dhe emra të tjerë që prej 2 vitesh nuk kanë lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Policia ka ndërhyrë pas qetësimit të situatës në orët e para të mëngjesit, kur edhe disa nga protestuesit ishin larguar.