Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë plagosur pas një sulmi me eksploziv në një shkollë fetare në Pakistan.

Zyrtarët e spitalit thonë se të vrarët ishin të moshës midis 20 dhe 30 vjeç.

Dhjetëra të tjerë u plagosën, përfshirë katër persona nën moshën 13 vjeç.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, ndërsa një hetim ka filluar.

Raportet e para thonin që katër nga të vdekurit ishin fëmijë, por ende nuk janë konfirmuar.

Rreth 60 persona mësohet se kanë qenë në klasë në shkollën fetare, e njohur si një medrese.

Një dëshmitar okular i ka thënë policisë se ai pa një burrë që hyri në ndërtesë me një qese me eksploziv pak para shpërthimit, raporton BBC.

Imazhet nga brenda dhomës tregojnë dëme të mëdha.

Ndihmës Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Shafqet Malik i tha Gazetës Express Tribune të Pakistanit se 5 kg eksploziv ishin përdorur në sulm.

Zyrtarët e spitalit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ata kishin pritur dhjetëra të plagosur, me shumë djegie.

Agjencia e lajmeve AFP ka cituar policinë të ketë thënë se dy mësues ishin midis të plagosurve.

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka shprehur “keqardhje për humbjet tragjike të jetës” duke dënuar ashpër sulmin.

Qyteti i Peshawar, afër kufirit afgan, ka qenë dëshmitar i një dhune shumë të rëndë gjatë kryengritjes së Talibanëve në vitet e fundit.

Gjashtë vjet më parë, persona të armatosur mësynë një shkollë ushtarake në qytet duke lënë më shumë se 150 të vdekur, përfshirë shumë fëmijë.

Sidoqoftë, numri i sulmeve është zvogëluar shumë vitet e fundit