Ja përballjet që rezervon e shtuna në kampionatin italian Seria A

Kampionati italian i futbollit ka tashmë miratimin në formë zyrtare për të zhvilluar stërvitje kolektive. E konfirmon ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, i cili jep edhe një tjetër lajm të rëndësishëm për atë që do të ndodhë në rast se do ketë raste pozitive ditët në vijim.

Personi i infektuar do të izolohet ndërsa skuadra do të vazhdojë punën, por në mënyrë më të kontrolluar dhe duke qëndruar e grumbulluar në qendrën sportive.

Ulja e të prekurve në Itali, po lehtëson masat për futbollin ditët e fundit dhe këto janë hapa kontretë drejt rikthimit të kampionatit. Megjithatë, se vendimi zyrtar për nisjen apo jo të kampionatit, gjithmonë referuar ministrit Spadafora, do të merret në datën 28 Maj.

Të enjten e ardhshme, do të zhvillohet një mbledhje vendimtare mes qeverisë dhe krerëve të futbollit në Itali për të vendosur datën e rikthimit të Serie A.

Sa i përket diskutimeve për një fazë “play off” apo përfundimi rregullt i kampionatit, formati do të caktohet nga Federata. “Futbolli në Itali është një industri e madhe. Franca zgjodhi t’i bjerë shkurt duke e mbyllur, por ne jemi optimistë me ecurinë e koronavirusit së fundi” tha Spadafora.