Një pjesëtar i qeverisë serbe ka humbur jetën pasi është prekur nga koronavirusi i ri. Branislav Blazic, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit. Ai është zyrtari i parë serb që ka ndërruar jetë nga kjo sëmundje.

Politikani i krahut të djathtë, Blazic ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive. Ai ka shërbyer si ministër i Mjedisit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.

 

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet. Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.