Sekuestrohen dokumentat në zyrën e urbanistikës në Durrës

0
Fotogaleri: Pamje troditëse pak orë pas tërmetit shkatërrues

Sekuestrohen dokumentat në zyrën e urbanistikës në Durrës

Pas tërmetit, që shkatërroi dhjetra banesa në Durrës, ku mbetën të vdekur 51 persona, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet në zyrë.

Do të ballafaqohen dokumentet me objektet e shembura nëse janë rrespektuar ose jo lejet e ndëritmit. Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e 10 viteve në fundit.

Ditën e djeshme prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi vdekjet e shkaktuara si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, dhjetra të plagosur dhe mijëra njerëz të pastrehë.

Duke iu referuar shembjeve të ndërtesave, Prokuroria thotë se ka dyshime se ato kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Ndërkohë që ajo që të bie në sy në njoftimin e prokurorisë, janë veprat e lehta penale, mbi të cilat po hetohet “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Më herët kryeministri Rama iu ka kërkuar të gjithë ndërtuesve, kryesisht në Durrës, që të marrin përsipër kostot e rindërtimit, në të kundërt i presin nga 7 deri në 15 vite burg.

Njoftimi i prokurorisë:

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.