Situata e rënduar nga pandemia e Koronavirus merr një tjetër përmasë edhe nga mundësitë e kufizuara financiare të shumë familjeve shqiptare.

Bashkitë dhe individë privatë kanë ndērmarrë iniciativa duke shpërndarë pako me ndihma ushqimore shumë familjeve në nevojë. Kjo është për tu përshëndetur sado të vogla janë ato ndihma. Por, një gjë ēshtë e patolerueshme pasi në ndihmat shtetërore janē dërguara ushqime të skaduara.

Rasti i publikuar online dhe që ne do tju nxjerim në pah është rasti i pakove të shpërndara ku makaronat nuk mund të konsumohen pas brenda gjenden miza. Ato janë lehtësisht të dukshme nga jashtë paketimit.