Rritja e infektimeve të reja/ Mbyllen 70 shkolla

Të paktën 70 shkolla në Francë janë mbyllur pas një rritjeje të rasteve të dyshuara me koronavirus në vend. Ministri Francez i Arsimit tha të martën për CNN se nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar në shkolla që nga rihapja.

Shkolla “duhej të mbyllnin dyert e tyre” pasi rastet e dyshuara me Covid-19 u shfaqën në komunitetin e gjerë, tha një oficer për shtyp i ministrisë për CNN.

“Për shembull, nëse merrni qytetin e Sensit, 25 nga 70 shkollat ​​për të cilat ne folëm janë në të njëjtin qytet, sepse kishte një rast me Covid-19 në atë qytet,” njoftoi ministria.

Lajmi vjen në një kohë kur vendi ndodhet në procesin e ndërlikuar të rifillimit të ekonomisë dhe lehtësimit të masave kufizuese pa shkaktuar ndonjë nxitje të rasteve të reja me koronavirus.