Rrëfimi prekês i të moshuarës: S’kemi ku të futim kokën

0

Pas goditjes së rëndë që u shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit, banorët e Durrësit e kanë të vështirë ta kalojnë këtë situatë të nderë.

Me numrin më të madh të viktimve dhe të lënduarve, qyteti bregdetar është më i godituri, ku mijëra njerëz kanë mbetur në qiell të hapur pasi u është shembur banesa.

Me zemër të thyer dhe mes lotësh, një nga banoret e prekura rrëfen dhimbjen e saj për mediat, duke treguar se shtëpia i është shembur dhe ka mbetur në mes të katër rrugëve.

“Jemi tronditur nga tërmeti më ka zënë burrin. Nuk kemi ku të rrimë kemi mbetur jashtë”, shprehet ajo.