Rrëfehet Mihrije Braha/ Ja momenti me i keq i jetës sime

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha është shumë aktive në muzikë dhe në mediat rozë. Ndonëse vitet ikin, ajo vazhdon të jetë po aq në formë si në daljen e parë në ekran.

Mirëpo, së fundmi Mihrija ka qenë e ftuar bashkë me bashkëshortin Naim Abazin në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka treguar shumë të pathëna më herët.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar momentin më të tmerrshëm të jetës së saj.

Këngëtarja ka treguar tmerrin që përjetoi një natë që u terrorizua me armë nga serbët.

“Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën, dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra, ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin, dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi.

Ata na shanë dhe fyen serbisht, mëpas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në ate situate njeriu përjeton traumë”, u shpreh Braha.