Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora shkëlqen në Kanë

 

Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare është duke punuar shumë për projektin e saj të radhës muzikor dhe këtë e ka bërë vetë të ditur me anë të disa postimeve në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Megjithatë, ajo që ka marrë vëmendje më të mëdha ka qenë një foto e këngëtares, e cila duket e relaksuar pas një pune intensive për klipin e ri, ndërsa tregon edhe linjat e saj për t’u pasur zili.

“Pas tri fotosesioneve radhazi, më duhet të shkoj në shtëpi. Mezi pres që t’i shihni të gjitha. Tani duhet të bëj muzikë. Mezi pres që të bie në gjumë për të gjithë ju!”, ka shkruar Rita Ora.

Rita Ora di të tërheqë vëmendjen gjithmonë me foto provokuese