Kim Mehmeti reagon ashpër ndaj gjestit të Borchardt

Çdo gjë është e qartë: me listat e ‘gjysheve’ dhe ‘kukullave’ të reja për deputete, Piktori donë ta mbulojë fytyrën e shëmtuar të qeverisjes së vet tetë vjeçare.

Siç është e qartë se fjalori i pistë, neveritës dhe i rrugaçit, shpërfaq trishtimin e tij nga pyetja të cilës duhet t’i përgjigjet çdo shqiptar i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm: a i besohet fati kolektiv dhe atdheu njeriut që të josh me dajren e ‘arushexhiut’, e ta merr ‘timonin’ e pushtetit?!

Andaj opozitarët nuk duhet të merremi me atë që Piktori thotë për ta, por duhet të tregojnë si do e shlyejnë turpin politik se jemi popull që e pëlqen dhe e shpërblen pisin, të pacipin, të pamoralshmin, atë që nuk turpërohet nga asgjë, pra opozitarët duhet të shpjegojnë si do i rikthejnë disa vlera që e bënin shqiptarinë të krenohej, siç ishte për shembull ajo se burri zhburrërohet kur merret me gratë e huaja dhe se, je ‘kufomë’ e pavlerë që nga çasti kur fëmijët dhe gratë e mëhallës ta shohin prapanicën e cullakosur!

Po, opozita nuk duhet të merret me shpjegimet se nuk është e tillë siç e tregon Piktori, por duhet t’i shpjegojë popullit se pse, nga një vend në të cilin Enveri e ‘vrau’ Perëndinë, Shqipëri u bë shtet ku u rrënuan thuajse të gjitha vlerat që njeriun e bëjnë të dallueshëm nga gjallesat tjera, pra të ndryshëm nga kafshët që pjesët e turpshme të trupit i mbulojnë me bisht!