Rikthehet përplasja midis Alketa Vejsiu dhe Olti Currit

Alketa Vejsiu ka kujtuar sot kohën kur shkonte me biçikletë në punë, në një prej viteve më të vështira që kanë kaluar shqiptarët, 1997-n.

Moderatorja e njohur ka publikuar një video me biçikletë në Instagram, ku tregon se edhe sot shkon me biçikletë për në punë, por një ndjekëse e saj nuk e beson:

“Duke shkuar në punë me biçikletë nga rruga e Parkut të Liqenit. Kjo është rruga ime e preferuar në Kryeqytet”, shkruan moderatorja.

“ Sa larg e ke punën me shtëpine s’e besoj të shkoni me biçiklet ju që keni makina të mira. Bëre një xhiro mirë e bëre se kujton fëmijërinë, po bukë me vete ke marrë dhe ujë me akull si ne fakirët”, e pyet ndjekësja.

Alketa i kthen përgjigje për t’i thënë se edhe ajo ka qenë “fakire” dhe shkonte me biçikletë në punë, Top Albania Radio, në kohën e ’97-s, kur plumbat i fluturonin majë kokës.

Më duhen 20 min. Bukë me vete nuk marr sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me plumbat në majë të kokës në ’97-s në Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva një ‘Golf Wolsvagen’ të përdorur të vjetër pa ajër të kondicionuar. Po kam një makinë më të mirë tani, por s’e dua fare fare. Vetëm biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mira se çdo avion privat dhe çdo ‘Ferrari’😉”.

Këtë bisedë e ka përcjellë Olti Curri në Instastory, ku shkruan se Top Albania Radio nuk është hapur në 1997-n por në 1998-n.

Ai vijon me ironitë e tij kur shprehet: “Ekskluzive, zbulohen foto të papublikuara nga udhëtimi i Alketa Vejsiut në vitin e mbrapshtë 97-të për në ambientet e Top Albania Radios së hapur në 1998-n”.