Situata nga Covid: Shkon në 750 numri i të prekurve me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19.

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, konfirmohen 15 raste të reja në 24 orët e fundit. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë.