Rreziku i virusit nga Kina: Shqipëri fillon marrjen e masave

Autoritetet kineze i kanë kërkuar banorëve në dy qytete në jug të Pekinit të qëndrojnë në shtëpi  për 7 ditë, ndërsa ata përpiqen të ndalojnë një shpërthim të ri të Covid-19, pasi më shumë se 300 persona rezultuan pozitivë javën e kaluar.

Qytetet e  Shijiazhuang dhe Xingtai në provincën e Hebeit vendosën kufizime për njerëzit në komunitetet e tyre dhe kanë ndaluar tubimet, sipas njoftimeve të postuara në mediat sociale.

Hebei raportoi një rritje prej 14 rastesh të konfirmuara në krahasim me një ditë më parë, duke e çuar numrin në total prej 137 personash.

Një numër prej 197 personash rezultuan pozitivë, por pa simptoma . Kina nuk përfshin raste asimptomatike në rastet e konfirmuara.

Pekini  po i kërkon punëtorëve prova të punësimit dhe rezultatet negative të testit Covid-19 para se të hyjnë në kryeqytet. Kina raportoi për radhë të gjata pritjeje në pikat hyrëse,  ditën e premte.

Gjithashtu, 3 raste të reja u raportuan në provincën e Liaoning në veri, duke e çuar numrin total në 84 persona, që në momentin kur rastet e para u shfaqën tre javë më parë. Pekini ka pasur 31 raste të reja gjatë së njëjtës periudhë, megjithëse nuk ka pasur raste të reja në 24 orët e fundit