Bundesliga sot pritet të dhurojë spektakël me përballjen Dortmund- Bajern

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat gjermane. Sipas “Reuters”, nuk ka më dyshime, Bundesliga do të rifillojë më 15 maj. Një lajm i mirë për të gjithë ata sportëdashës që mezi po prisnin rikthimin e magjisë së futbollit.

Federata dhe qeveria kanë rënë plotësisht dakord teksa vendimi pritet të bëhet publik zyrtarisht ditën e nesërme.

Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që pritet që sezoni të përfundojë në 30 qershor, një lajm i mirë ky për të gjithë futbolldashësit.

Rifillimi i Bundesligës mund t’i hapë rrugë edhe ligave të tjera Europiane, për të nisur aktivitetin futbollistik.