Fjoralba Ponari habit me përgjigjen e saj: Më mirë me një femër se sa me ty

Fjoralba Ponari ka reaguar e revoltuar me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, duke marrë shkas nga “zhurma” që bëri në rrjet konfirmimi i lidhjes së Teas dhe Beartit, ish-konkurrentë në Përputhen.

Vëmendja ndaj tyre ka qenë e madhe, krahasuar me ngjarje të tjera të rënda që kanë tronditur opinionin publik siç ishte përdhunimi i një të moshuare nga nipi i saj.

Dikush nga ndjekësit e ka pyetur Fjoralbën se çfarë mendon për çështjen Tea-Beart ndërsa ajo është shprehur se fatkeqësisht shoqëria shqiptare është shumë hipokrite sepse i kushton më shumë rëndësi disa personave krejtësisht të panjohur dhe harron të flasë për çështje më madhore që kanë tronditur opinionin publik.

“Mendoj që shoqëria shqiptare është hipokrite! Shoqëri pa gjak, që përqendron gjithë energjitë e mllefin e saj për të ndëshkuar dy individë që nesër as do mbahen mend, e që zgjedh të mbyll sy e vesh para ndodhive të ditëve të fundit siç ishte përdhunimi i një 89-vjeçareje dhe dhunës makabre fizike të një 3-vjeçareje.

Ja këtë mendoj!”, shkruan Fjoralba.