Afërsisht 20% e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut është sëmurur me COVID-19, raporton CNN.

Duke cituar një zyrtar të departamentit, ata thonë se deri më sot, ka 7.155 anëtarë me uniformë të Departamentit të Policisë që janë të sëmurë, dhe kjo përbën 19.8% të forcave të tyre.

Bëhet gjithashtu me dije se 243 anëtarë janë rikthyer në punë pasi kanë kaluar sëmundjen.

Nga ana tjetër Nju Jorku ka raportuar këtë të enjte 799 viktima të reja duke shënuar kështu një tjetër rekord të zi sa i përket fataliteteve ditore.

Numri i rasteve të reja me koronavirus ishte 8,766 duke çuar totalin në 159,937 nga të cilët rreth 7 mijë kanë ndërruar jetë.

Nju Jork mbetet shteti më i goditur nga pandemia e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të cilat po i afrohen shifrës prej gjysëm milioni të infektuarish në total.