Liverpool vazhdon serinë e humbjeve duke regjistruar katër të tilla në po kaq ndeshje. Pasditja e sotme nuk ishte vetëm një humbje, por një rekord i zi me 4 humbje rradhazi në shtëpi, kjo nuk ndodhte që prej dhjetorit të 1923.
Skuadra e Klopp nuk gjeti forca të përballojë ekipin e teknikut italian Ançeloti duke u mposhtur me rezultatin 0:2. Kjo humbje e zbret në vendin e 6-të me 40 pikë po aq sa ekipi i Everton, por me një ndeshje më pak.
Vijueshmëria e rezultateve negative në kampionat e vë në rrezik arritjen e zonës europiane për sezonin e ardhshëm ku Chelsea ndodhet në kuotën e 43 pikëve.
MEDIA LINE NEWS