Zyrtare: Nis puna e Komisionit Hetimor për sharkimin e Ilir Metës

Njëherë deputet e pastaj gjithmonë mbret. Një filozofi, aq sa realitet i thënë në një frazë. Ndoshta mund të gabohem, ndoshta.

Por, që ky vend ecën s’prapthi këtu besoj se nuk gabohem. Të bëhesh deputet këtu në vendin tonë është si të jesh mbret.

Ke rrogë të lartë, ke tollona nafte, ke para për telefonin, ke dieta, fut mall pa doganë. Lëre pastaj statusin dhe përfitimet në të zezë. Merr lekë se fut njerëz në punë. Rregullon fisin deri tek kushëriri i 15-të, që nuk e dije që ekzistonte para zgjedhjeve. Çfarë kam harruar? Ah po të hipen shëndet, faqet të bëhen buçko. Kostumet dhe veshjet i ke me naze, se doemos je deputet.

Por, këto ishin përfitime të shkruara dhe të pashkruara. Pastaj ti mund të flasësh për ekonominë, kërkesën agregate, faktorët ndikues në jetën familjare. Mund të flasësh për Bitëllsat. Mund të japësh mend për seksin. Të bësh ligje. Edhe pse nuk ke mbaruar shkollë ekonomie, juridiku por je vetëm me 8 vjeçare. E pra befas këto mund ti bësh sa hap e mbyll sytë se je deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që ka më shumë shqiptar që jetojnë jashtë vendit se sa brenda.

Ti je deputet dhe parkon si të duash se nuk gjobitesh. Makinën duhet ta kesh të mirë, madje e mira ta marrësh me kredi, se shteti të favorizon. Po pate një shtëpi apliko si i pastrehë dhe merr njē vilë nē Gjirin e Lalëzit. Nuk po flas më se skam arritur as në 50% të gjërave. Kjo ndodh rëndomtë në këtë vend. Deputeti i pashkollë paguhet më shumë se një doktor që ka “nxjerrë trutë” duke mësuar për vite më rradhë. E kur vjen puna, po nuk mori lekë nën dorë, nuk arrin të bëj asgjë nga këto të sojit të deputetit.

Edhe thonë pastaj pse na ikin mjekët, infermierët dhe njerëzit nga ky vend. Madje ata marrin para nga shetit edhe 3 vite pasi nuk janë më deputet. Pensionin e kanë ku e ku me atë të gjyshit tim, që jetën e ka kaluar në minierë. E patë Blushin ai i Librës, rritur me libra dhe që tani po bën lekë pafund. Donte lekë nga kuvendi, nëse si ka marrë do i marrë, se gjynah. Kurse ata naftëtarët që punojnë në vendin ku i kanë firmosur vdekjen vetes tyre kanë 50 paga të qelbëta që nuk ja japin, këta legenat e deputetëve, që ne i paguajmë një hale lekë. Halet!

Po su bërë deputet ke marrë në qafë veten. Madje këta soj deputetësh paguhen edhe më shumë se profesorët që i kanë kaluar, dhe besoj se tani duhet të jenë penduar. Dhe këtë e kuptuar ai i gjati, Kryelartësia që jeton në bunkerin e Surrelit dhe ditën punon në zyrën me flutura, madje shgarravinat na i shet si vepra arti pas dështimit si basketbollist. Këtu nuk po vazhdoj më se…

MEDIA LINE NEWS