Gjate nje deklarate per median , Sekretarja e çeshtjeve zgjedhore ne degen lokale te PD ne Elbasan Sonila Daiu denoncoi situaten e veshtire ekonomike ku gjendet Elbasani dhe rritjen e pasigurise ne qytet. Sipas Daiut realiteti ne vend nuk eshte me ngjyra sikurse ekspozohet ne fotot me ngjyra te Rilindjes, duke bere thirrje qe ata qe duhet te ikin nuk jane shqiptaret por Kryeministri Rama.

Votimet e 30 Qershorit ishin një thikë pas shpine për qytetarët e Elbasanit!
Sloganet “Bashkia që duam”, “ Shqipëria që duam”, “ Policia që duam” “ arsimi që apo shëndetësia që duam” nuk janë asgjë tjetër veç propagandë për një qëllim të vëtëm: kapjen e pushtetit në të gjitha nivelet nga banda e Rilindjes.

Gjatë kësaj periudhe, në qytetin e Elbasanit politikat dhe strategjitë zhvilluese që duhet të ofrojë pushteti vendor dhe qendror në dobi të përmirësimit të rritjes dhe zhvillimit të satandartit të jetës së qytetarëve janë zëvendësuar nga zhvatja me çdo kusht e çdo çmim i të gjitha burimeve financiare përmes korrupsionit, pastrimit të parave dhe gjobvënies së ligjëruar.

Pasiguria për jetën dhe pronën, rritja e kriminalitetit dhe drogës, rrënimi ekonomik i biznesit elbasanas përmes terrorit fiskal dhe konkurrencës së pandershme, shëndetësia e gjymtuar përmes hallkave që nuk ofrojnë shërbimet në ciliësinë dhe në kohën e duhur,mungesa investimeve të cilat mund të gjeneronin vendeve të reja të pune, heqja e ndihmës sociale për shumë familje në nevojë, janë akte të cilat po gërryejnë dhe shkatërrojnë nga themelet çdo hallkë të realitetit social në Elbasan.

Ky realitet është totalisht i ndryshëm nga ai që paraqitet nga fotot me ngjyra rrëzëllitëse nga facebook-ete tipit rilindas të bashkisë Elbasan. Ky realitet është totalisht i ndryshëm nga ai që paraqitet në fotot plot femijë dhe të rinj të lumtur apo gjyshër e gjyshe të buzëqeshur.

Fatkeqësisht realiteti sot ofron ngjarje dhe fakte për të cilat çdo qytetar elbasans është dëshmitar. Konfiktet e vazhdueshme, vjedhjet apo dhunimet në mes të ditës, papunësia në rritje veçanërisht tek të rinjtë, rritja e numrit të përdoruesve të drogës, rritja e numrit të divorceve, flasin qartë për krizën, presionin, zhgënjimin dhe depresionin ku jeton sot qytetari Elbasanas.

Kjo panoramë bëhet akoma më e errët po të shtojmë largimin dhe emigrim in në masë të të rinjve. Mjaton ti referohemi këtu shifrave zyrtare për studentë të regjistruar në programet Bachelor në Universitetin Aleksandër Xhuvani për vitin akademik 2019-2020, numër ky i cili eshtë përgjysmuar në krahasim me 3 vite më parë.

Bashkia e dështuar e Rilindjes , e ka shndërruar sot Elbasanin në një qytet që po shkon me shpejtësi drejt plakjes. Bashkia e Rilindjes sot është e dështuar sepse e ka kthyer sot Elbasanin nga një qytet të kulturës, edukimit, traditës, në një qytet të pajetueshëm, të pasigurtë dhe më i varfëri në rajon.

Por zgjidhja nuk është të ikim ne qytetarët e Elbasanit, zgjidhja nuk është të ikin të rinjtë, zgjidhja nuk ëshë të ikin profesionistët, mjekët, inxhinierët, mësuesit. Zgjidhja është një dhe vetëm një : të iki Edi Rama me bandën e tij!

Zgjidhja është që me zgjedhje dhe votë të e lirë, të kthejmë shpresën!
Zgjidhja është që me zgjedhje dhe votë të e lirë, t’ju kthejmë Elbasanin elbasanasve !
Zgjidhja është që me zgjedhje dhe votë të e lirë, t’ju kthejmë Shqipërinë shqiptarëve!

Media Line News!