Deklarata e Boçit: Rama – Veliaj po grabisin tokën publike te Kopshti Botanik

Helmimi i përsëritur i nxënësve të së njëjtës shkollë, “Janaq Kilica” në Fier, nuk ngjan më rastësi.

Më së paku është papërgjegjshmëri dhe paaftësi totale. Varianti i reaksionit kimik i dhënë si arsye pak ditë më parë bie poshtë, pas rastit të sotëm dhe pse për shkak të korrupsionit tenderues në shkollat tona kanë hyrë lloj lloj lendësh kimike të pakontrolluara për efektet e tyre toksike.

Në emër të fitimit nuk kursehet asgjë, as jeta e nxënësve. Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe strukturave të policisë ka qenë zero. Asnjë masë nuk u mor dhe pasoja e sotme nuk vonoi të vinte. Shkollat tona sot i ngjajnë vendeve ku gjithçka mund të ndodhë. Mund të shpërndahet drogë dhe për drejtuesit e Ministrisë e Policisë situata është normale. Mund të ushtrohet dhunë e të gjitha formave dhe kjo është normale për qeverinë e ndritur. Mund të helmohen nxënësit dhe gjithcka interpretohet si normale, si pjesë e proçesit mësimor.

Anormale duket të jetë tashmë vetëm transmetimi i dijes dhe i edukimit. E vërteta ulëritëse është se Shkollat tona janë helmuar! Janë helmuar deri në asht. Janë helmuar me rilindje! E vetmja zgjidhje: Futja në karantinë disavjeçare e Rilindjes.