Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së kontrollorëve ajrore të Rinasit, duke u shprehur se sabotimi i Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet.
Në një postim në “Twitter”,ndër të tjera, Rama shkruan se organizatorët do të përballen me ligjin dhe do të kallzohen penalisht.
Statusi i plotë
Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!