Rama: Qëndrimi ynë për Kosovën i qartë!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, ku ka folur për koronavirusin dhe ka thënë se Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë. Në deklaratën e tij Rama u shpreh se me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë, në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.

“Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatar se i përmbush standartet”, u shpreh Kryeministri Rama.