Kur i gjithë vendin është në izolim për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria për parandalimin e përhpajes së coronavirusit , qendrimi ne shtepi eshte padyshim nje sfidë me vete.Kur pjesa me e madhe e njerezve e kalojne kohen ne internet krejt e kundërta po ndodh me piktorët. Ata po prodhojnë më shumë këto ditë.Gazment Xhaferri jeten ia ka dedikuar pikturës, karantina edhe per te eshte e veshtire por sic thote ai, frymëzimi mund te gjendet kudo. Xhaferri shprehet se izolimi me orët të gjata është bërë një shtysë për të pikturuar , të mbarojë edhe ato punë që I kishte lënë përgjysëm.

Izolimi detyrimisht i ka privuar nga natyra sepse bukuria pranverore është frymëzim për piktoret , por para jetës , rrethit shoqëror piktori ndan mendimin që duhet të sakrifikohemi për dashurin për jetën.
Jeta brenda jo domosdoshmerisht duhet te perjetohet me emocione negative. Edhe brenda 4 mureve mund te vazhdoje te jete me ngjyra.