Futbollisti i kombëtares Ardian Ismajli është ndaluar të fluturoj nga aeroporti i Prishtinës drejt Italisë për të nënshkruar kontratën me Spezia.

Siç raporton vet babai i lojtarit z.Ilmi Ismajli autoritetet kosovare nuk e lejuan lojtarin të fluturonte nga aeroporti i Prishtinës me pretekstin se lojtari nuk luan për Kosovën por për Shqipërinë.

Gjithashtu babai i lojtarit raporton se po përgatitej edhe arrestimi i lojtarit në rast se nuk largoheshim.
Pas kësaj lojtari së bashku me babain udhëtuan drejt Tiranës nga ku pastaj përmes aeroportit të Tiranës vazhduan për në Itali.