Ashtu si në pjesën më të madhe të vendit edhe qyteti i Librazhdit është përfshirë nga reshje të shumta shiu ditët e fundit.

Nga reshjet e shumta në qytet, janë bllokuar disa puseta duke sjellë probleme në qarkullimin jo vetën të mjeteve, por edhe të njerëzve.

Probleme me pusetat janë shfaqur në qendër të qytetit, pranë zyrës arsimore si dhe te kryqëzimi i policisë.