PSG midis rrezikut të eleminimit dhe Koronavirusit

Paris Saint Germain është i thirrur në cështje të rikuperojë humbjen 2-1 në Gjermani, kur skuadrat të përballen në Parc de Prince, për kthimin e 1/8 të finaleve të Champions League.

Francezët rrezikojnë eleminimin e katërt radhazi në 16 më të mirat, me disfatën e Dortmund, por një fitore minimale mund ti ndryshojë gjërat, por duhet ta bëjë me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës së Koronavirus. Tuchel nuk është pa probleme: Kylian Mbappe do të jetë në dispozicion pasi mungoi në stërvitje për shkak të sëmundjes. Për fat, talenti francez nuk ka koronavirus dhe është i gatshëm të luajë në fushë, ndërsa Thiago Silva e Colin Dagba janë në dyshim për shkak dëmtimesh, ndërsa Marco Verratti e Thoms Meunier janë të skualifikuar.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Keylor Navas; Thiago Silva, Presnel Kimpembe, Layvin Kurzawa, Marquinhos; Thilo Kehrer, Idrissa Gana Gueye, Angel Di Maria; Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani

Edhe Dortmund ka shqetësime me mungesën e Marco Reus e Thomas Delaney të dëmtuar prej kohësh. Një përballje që premton shumë gola në fakt, me skuadrën e Thomas Tuchel që kanë shënuar më shumë gola se të gjitha në fazën e grupeve, pas Bayern Munich, por me ardhjen e Erling Haaland Dortmund ka një sulm të frikshëm. Ndeshja e parë i ka bërë gjërat vetëm më ekzaltuese, me francezët që duhet të përmbysin rezultatin kundër një prej ofensivave më spektakolare të këtij edicioni.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Roman Buerki; Dan-Axel Zagadou,
Mats Hummels, Lukasz Piszczek, Raphael Guerreiro; Emre Can, Axel Witsel; Achraf Hakimi, Jadon Sancho, Julian Brandt; Erling Braut Haaland