Kryemadhi bën thirrje për mosbindje civile dhe citon Mahatma Gandhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga ish deputetë dhe eksponentë të lartë të partisë që drejton, po merr pjesë në protestën para Ministrisë së Brendshme.

Por për të shprehur indinjatën e saj për prishjen e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi ka gjetur një mënyrë shumë origjinale.

Në bluzën e kryetares së LSI janë stampuar fotot e kolosëve të Teatrit Kombëtar: Naim Frashëri, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Liza Vorfi, Prokop Mima, Bujar Lako, Agim Qirjaqi, Marika Kallamata.