Prokuroria zvicerane bllokon të gjitha llogaritë e këngëtares Loredana Zefit

Prokuroria zvicerane ka marrë një vendim drastik në lidhje me pasurinë e gruas së reperit shqiptar, Loredana Zefit.

Ajo ka bërë kërkesë për bllokimin e të gjitha llogarive bankare të bashkëshortes së Mozzik. Deri sa Gjykata të marrë vendimin e saj përfundmita llogaritë e reperes do të jenë të ngrira.

Gjithashtu mësohet se Loredana Zefi e ka kundërshtuar vendimin dhe ka bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj, por kjo kërkesë është hedhur poshtë.

Ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë me arsyetimin se pasuria e gruas së Gramoz Aliajt, të njohur si Mozzik, ka prejardhje të dyshimtë.

E gjithë kjo situatë është krijuar pasi reperja u akuzua për vjedhjen dhe mashtrimin e dy të moshuarve zviceranë. Ajo u shtir si vajza e një avokati dhe bashkë me të vëllain iu mori shumën e madhe të parave prej 900 mijë frangash dy shtetasve zviceranë.