Prokuroria depoziton shenjat e gishtave të kryebashkiakut të Mallakstrës

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj ka depozituar shenjat e gishtave. Kryebashkiaku ka depozituar shenjat e gishtave pas kërkesës së njësisë së dekriminalizimit në Prokurorin e Përgjithshme.

Prokuroria përmes sektorit të saj për dekriminalizimin, nisi verifikimin për kryebashkiakun e Mallakastrës, duke kërkuar fillimisht shenjat e tij të gishtave.

Ismailaj akuzohet nga PD se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, bëri publik dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku, sipas tij, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me tre vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës.